Tërmet me magnitudë 2,6 shkallë sipas Rihterit është ndjerë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:07 në Shkup dhe rrethinë.
Sipas Qendrës Euro-mediterane sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra në veri-perëndim të Shkupit, në thellësi prej 10 kilometrave.