9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të jap çdo lloj mbështetje Katarit

Më të lexuarat

Në fjalën e tij të mbajtur në darkën e iftarit të shtruar në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Stamboll, Presidenti Erdogan preku në çështjen e Katarit dhe zhvillimet e jetuara në territoret myslimane.

Në fjalën e tij të mbajtur në darkën e iftarit të shtruar në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Stamboll, Presidenti Erdogan preku në çështjen e Katarit dhe zhvillimet e jetuara në territoret myslimane.

Duke e bërë të ditur se janë lodhur nga dëshpërimi i myslimanëve mes njëri-tjetrit, Presidenti Erdogan tha se ato që jetohen në Siri, Irak, Jemen, Afganistan, Birmani dhe së fundmi edhe në Katar nuk do ti sjellin dobi askujt, ndërsa shtoi se duhet të marrin fund sa më parë problemet që jetohen në këto territore.

Presidenti theksoi se çdo ditë janë duke dalë lajme të reja në lidhje me Katarin, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Fondacionet e themeluara në Katar për shërbime të ndryshme, shpallen organizata terroriste. Nuk bën kështu. Edhe unë i njohë ato fondacione dhe di se Katari deri më sot nuk përkrahu terrorin”.

Erdogan theksoi se nuk mund të kuptoj se si mund të ndodhë që vendet e Gjirit, të cilat deri para dy javëve kishin marrëdhënie të mira me Katarin, ta shpallin Katarin vend terrorist.

“Më vjen keq, ne nuk do ti lëmë të vetmuar vëllezërit tanë kataras. Ne do të vazhdojmë të japim përkrahjen tonë në rrugën e drejt. Turqia çdoherë ka qenë për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë, paqes dhe qetësisë në rajonin tonë. Çdoherë kemi bërë përpjekje për të mënjanuar problemet mes vëllezërve dhe për ti bashkuar ata në interesat e përbashkëta, ndërsa edhe sot jemi duke bërë përpjekje të njëjta. Jemi duke zhvilluar një trafik të ngjeshur diplomatik për ti gjetur zgjidhje krizës së Katarit dhe për ti bashkuar vëllezërit tanë në një emërues të përbashkët. Në dhashë Zoti besoj se së shpejti do të mbledhim edhe frutat e këtyre kontakteve. Mënyra për ti shkatërruar organizatat terroriste, të cilat shkaktuan më së shumti dëme neve dhe që dëmtojnë më së shumti myslimanët, është aleanca e jo mosmarrëveshja”, -u shpreh Presidenti Erdogan.

Ai preku edhe në deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, të bëra mbrëmë në drejtim të zbutjes së embargos që zbatohet ndaj Katarit.

Presidenti Erdogan tha se embargoja që zbatohet ndaj Katarit nuk duhet të zbutet, por të hiqet tërësisht, ndërsa shtoi se detyra më e madhe i bie Arabisë Saudite që është vendi më i madh dhe më i fortë mes vendeve të Gjirit.

Duke e bërë të ditur se marrëveshja mes Turqisë dhe Katarit në sektorin e industrisë së mbrojtjes është një proces 2-3 vjeçar, ndërsa shtoi se “Miqtë tanë të Gjirit i pyesim se pse nuk janë të shqetësuar nga baza ushtarake amerikane në Katar? Aty edhe vendet tjera kanë bazat e tyre, a nuk ju shqetësojnë edhe këto?”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit