1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vlerat e sures Mulk

Më të lexuarat

Ajo ndërmjetëson për të zotin e saj derisa i falen mëkatet

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Vërtetë në Kuran ka një sure me 30 ajete, e cila ndërmjetësoi për një person derisa bëri që ti faleshin mëkatet, ajo është :Tebarekel-ledhij bijedihil mulk

Transmeton Ebu Daudi nr 1400, Tirmidhiu nr 2891 dhe e konsideroi hasen, Hakimi 1/565 dhe e saktësoi.Ibn Haxheri në Telhisul habir 1/382 ka thënë: Ky hadith ka një transmetim tjetër të saktë përforcues. E kanë saktësuar: Ibn Tejmijeh në Mexhmuul fetaua 22/277, Sheukani në Nejlul eutar 2/227, Ahmed Shakiri në shënimet e tij ndaj Musnedit të Ahmedit 15/129 dhe e ka konsideruar hasen Albani në Sahihul Xhami nr 2091

Ajo sure debaton në mbrojtje të atij që e ka përvetësuar atë derisa bëhet shkak që ta fusë në xhenet

Transmetohet nga Enes bin Malik radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Është një sure në Kuran e cila ka vetëm 30 ajete, polemizon në lidhje me përvetësuesin e saj derisa e fut atë në xhenet, ajo është sureja Tebarek.

Transmeton Taberanij në el Euset nr 3654. El Hejthemij në Mexhmeu ez-Zeuaid 7/130 ka thënë:Transmetuesit e tij janë transmetuesit e Sahihut. E ka konsideruar hasen Albani në Sahihul xhami nr 3644.

Leximi i saj cdo natë mbron nga dënimi i varrit

Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi radijallahu anhu se ai ka thënë: Kush e lexon Tebarekel-ledhij bijedihil mulk cdo natë, Allahu e mbron nga dënimi i varrit, për shkak të saj. Në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem ne e quanim atë :Penguesja (nga dënimi i varrit). Ajo është një sure të cilën kush e lexon cdo natë ka marrë shpërblime të mëdha dhe ka bërë vepër të mirë.

Transmeton Nesaiu në Amelul jeumi uel-lejleh nr 711, Taberanij në el Euset nr 6216, el Hejthemij në Mexhmeu ez-Zeuaid 7/127 ka thënë: Transmetuesit e tij janë të besueshëm. E ka konsideruar hasen Albani në Sahihu et-Tergib nr 1589. Albani në es-Sahihah nr 1140 ka thënë në lidhje me këtë hadith: Ebu Shejhu e ka transmetuar si thënie nga Profeti salallahu alejhi ue selem me zinxhir të mirë transmetimi, gjithashtu e ka trasnmetuar më të gjatë se kaq Hakimi si thënie nga Profeti salallahu alejhi ue selem 2/498 dhe tha: Zinxhir i saktë, gjë të cilën e miratoi dhe Dhehebiu, ndaj ky hadith ka gjykimin e thënies së Profetit salallahu alejhi ue selem .

Është nga Suneti leximi i saj para se të flesh gjumë

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullahi radijallahu anhu se ai ka thënë: Ishte Profeti salallahu alejhi ue selem që nuk flinte derisa të lexonte Elif Lam Mim, Tenzil, es-sexhdeh dhe Tebarekel-ledhij bijedihil mulk.

Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. E ka saktësuar Albani në es-Sahihah nr 585.

Marrë nga libri: Ikdu ed-durar fi fedaili es-suer të Ejmen Abdulaziz Ebanami

Përktheu Shuajb Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit