2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ti je më e shtrenjtë se celulari

Më të lexuarat

Ti je me e shtrenjte se celulari

Një vajzë bleu një celular të shtrenjtë, dhe kur ia pa i ati këtë aparat i tha:
Babai: Bija ime! Cila ishte vepra e parë që bëre pasi bleve këtë celular?
Vajza: Vendosa mbi ekranin e tij një ngjitëse, mbrojtës që ta ruaj nga gërvishtjet dhe e vura në një këllëf prej lëkure që ta ruaj nga thyerja.
Babai: Vallë a të detyroi kush që të bësh një gjë të tillë?
Vajza: Kurrsesi… porse është më mirë që ta bëjmë një gjë të tillë sepse në këtë mënyrë ne e ruajmë aparatin e celularit.
Babai: Si mendon, me këtë veprim mos e ke përçmuar prodhuesin e këtij celulari?
Vajza: Përkundrazi, është vetë prodhuesi ai i cili e këshillon një gjë të tillë në mënyrë që ta ruajmë sa më mirë celularin.
Babai: Tani që i vure celularit këtë këllëf, a mendon se i humbi vlera?
Vajza: Jo aspak, përkundrazi kjo e ruan nga gërvishtjet dhe thyerjet në mënyrë që të mos i humb vlera.
Babai: Mos vallë është bërë i shpifur pasi i vure këtë këllëf?
Vajza: Mendoj se jo, ruajtja e tij është më e rëndësishme se pamja që mund të ketë.
Babai e përkëdheli dhe i tha:
Pikërisht keshtu eshte edhe ceshtja e hixhabit bija ime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit