0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

KFOR paralajmëron të gjithë armëmbartësit pa leje

Më të lexuarat

Kushdo që do të zihet me armë pa leje, do të konsiderohet si kërcënues i sigurisë, paralajmeron KFOR-i përmes një komunikate të publikuar.

Në komunikatë theksohet se secili individ ose grup që mban, transporton ose mban armë pa leje përkatëse do të konsiderohet kërcënim i sigurisë, dhe rikujtohet se vetëm KFOR-i. EULEX-i, Policia e Kosovës dhe, në kuadër të mandatit të kufizuar, Forcat e Sigurisë të Kosovës kanë autorizim të mbajnë armë.

KFOR-i njofton se ka besim të plotë në popullsinë dhe beson se kjo është reciproke dhe, siç thuhet, ky mision “po përpiqet të depërtojë deri te liderët përgjegjës në mënyrë që bashkërisht t’u përkushtohen përparimit të sigurisë dhe ambientit të sigurtë”.

“Incidentet e paradokohshme në pjesën veriore të Kosovës kanë dëshmuar nevojën për arritjen e sigurisë publike përmes aktivitetit të drejtë policor në atë pjesë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR-i kërkon që të gjithë të mbështesin punën e Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it dhe që mospajtimet politike të zgjidhen vetëm me rrugë paqësore.

KFOR-i përmes komunikatës u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin deklaratat raciste, agresive dhe provokuese, çfarë ka pasur në të kaluarën.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit