-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Helmi i bletëve do të jetë ilaçi i ri për dhimbje të shpinës dhe artritin?

Më të lexuarat

Injeksionet që përmbajnë helmin e bletëve lehtësojnë dhimbjet kronike në shpinë dhe këmbë, ka zbuluar studimi i Universitetit të Karolinës Veriore.
Helmi i bletëve është kombinim i proteinave dhe aminoacideve të cilat në organizëm kanë efekt kundërinflmator, ndërsa ndjenjën e dhimbjes e reduktojnë për rreth 75 për qind dhe rrisin imunitetin e përgjithshëm, shkruan Daily Mail.
Edhe pse helmi i bletëve që nga lashtësia njihet si ilaç, madje edhe Mao Cedungu deri në pleqëri i ishte nënshtruar pickimeve të përditshme të bletëve dhe vetëm studimet e fundit kanë dëshmuar efikasitetin e tij në shërimin e problemeve konkrete shëndetësore.
Përveç dhimbjeve në shpinë dhe gjymtyrë, helmi i bletës është treguar i dobishëm edhe në shërimin e dhimbjes së nyjave, ndërsa ekspertët besojnë që mund të jetë shumë i dobishëm edhe në shërimin e artritit.
Helmi i bletëve është lëng i hidhur pa ngjyrë i cili përbëhet nga përzierja e proteinave, ndërsa vepron si mjet kundër mpiksjes së gjakut dhe redukton inflamacionet. Vetëm një për qind e njerëzve janë alergjikë në pickimet e bletëve, ndërsa shkencëtarët besojnë që pas hulumtimit në detaje me helmin e bletës kanë mundur të reduktojnë shumë sëmundje dhe të rrisin imunitetin e përgjithshëm të organizmit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit