0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

E turpshme: Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit (Foto)

Më të lexuarat

Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program të LDK’së parashikohej rritja e GDP’së brenda mandatit nga 6.4 në 9 miliardë, transmeton Periskopi.

Por, ishte matematicienti Valmir Krasniqi, i cili kishte bërë matjet, për të cilat thotë se dëshmojnë që një rritje e tillë është e pamundur.

Ai publikoi këto matje në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke shkruar se me këtë rritje, LDK ose po synonte mashtrimin e qytetarëve, ose janë bërë gabime në llogaritje nga ekspertët e ekonomisë, transmeton Periskopi.

Duket se këtë publikim të tij e kanë lexuar me vëmendje anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra e ministri Blerand Stavileci.

Më pas, të dy ata publikuan në rrjete sociale një letër, në të cilën ishin të publikuara disa llogaritje, për të cilat Krasniqi thotë Stavileci e Xharra po tentonin t’i paraqitnin si të një fëmije të klasës së 8’të, shkruan Periskopi.

Por pas reagimeve të tyre, nuk heshti Krasniqi, i cili sërish reagoi në rrjetin social “Facebook”. Ai i quajti ‘analfabetë’ e ‘injorantë’

Krasniqi në FB shkruan se nuk bëhet fjalë fare për një nxënës të klasës së 8’të, por e quajti të gjithën trillim të ministrit./Periskopi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit