6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Cila është forma e gusulit?

Më të lexuarat

Pyetje: ”Cila është forma e guslit?”

Përgjigje: ”Forma e guslit është nga dy aspekte:

Aspekti i parë: Forma e detyrueshme, që do të thotë që të pastrosh tërë trupin me ujë duke përfshirë shpëlarjen e gojës dhe të tërheqësh ujin në hundë dhe ta nxerrësh ujin nga hunda. Nëse e pastron tërë trupin në çfarëdo mënyre, ti e ke larguar papastërtinë e madhe dhe pastrimit yt është i plotë. Kjo është në përputhje me fjalët e Allahut të Lartësuar:
”Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!” (5:6)

Aspekti i dytë: Forma e plotë, që do të thotë të bësh gusël sikurse bënte profeti salAllahu alejhi ue selem. Kur ai donte të bënte gusël për shkak të xhunubllëkut ai pastronte duart (3herë), organin gjenital dhe pjesët që janë prekur nga papastërtitë nga marrëdhëniet intime. Pastaj ai merrte abdes të plotë sikurse është përshkruar abdesi i tij1. Pastaj e pastronte kokën e tij dhe hedhte ujë mbi të tri herë. Dhe pastaj e pastronte pjesën tjetër të trupit. Kjo është forma e një gusli të plotë.

Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin
Burimi: Fataua Arkanul-Islam. fq 248.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit