Turqia paralajmëroi 130 persona, duke përfshirë dy anëtarë të parlamentit dhe klerikun me banim në SHBA, Fethullah Gulen, se “shtetësia e tyre do të quhet e pavlefshme nëse ata nuk kthehen në vend dhe të dalin në gjyq deri në shtator”, sipas një dokumenti të botuar sot.
Lista u botua Gazetën Zyrtare, si vazhdim i një dekreti të lëshuar në janar si rezultat i gjendjes së vazhdueshme të jashtëzakonshme.
Dy parlamentarët e paralajmëruar Faysal Sariyildiz dhe Tugba Hezer Ozturk i përkasin Partisë Demokratike të Popujve, prokurdeë (HDP).
Njëmbëdhjetë deputetë të HDP-së janë në burg, duke përfshirë liderin, Selahattin Demirtas, së bashku me mijëra anëtarë të partisë.
Partia (HDP) është nën presionin e qeverisë e cila e akuzon atë për lidhje me militantët kurdë.
Partia thotë se është vënë në shënjestër pasi kundërshtoi përpjekjet e fundit të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan për të zgjeruar kompetencat e tij.
Qeveria akuzoi Gulen për organizimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar. Gulen ka mohuar akuzat për përfshirje në puçin e dështuar të shtetit.