0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kështu dukej Mesxhid-i Aksa në xhumanë e parë të Ramazanit (Foto)

Më të lexuarat

Pavarësisht pengesave të Izraelit palestinezët janë mbledhur së bashku në Mesxhid-i Aksa për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra mijëra palestinezë që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar Mesxhid-i Aksa-së duke kaluar përmes pikave të kontrollit ushtarak mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit. Ushtarët izraelitë të cilët kanë mbyllur për trafikun rrugët në afërsi të rajonit të qytetit të vjetër të Jerusalemit, përveç autobusëve nuk kanë lejuar kalimin e asnjë automjeti tjetër.

Palestinezët të cilët kanë mundur të mbërrijnë në Mesxhid-i Aksa duke ecur pas një udhëtimi që ka zgjatur me orë të tëra, për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit kanë mbushur përplot ambientin e jashtëm të rrethuar me mur të Aksa-së.

Kryetari i Departamentit të Fondacioneve Islame, Azzam el-Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në Aksa kanë falur namazin e xhumasë afërsisht 250 mijë palestinezë.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza të cilët në ditët normale nuk lejohen nga Izraeli të kalojnë në Jerusalem, kanë realizuar fotografi përpara Aksa-së dhe Kubbetu’s Sahra. Ndërsa disa palestinezë vullnetarë të ngarkuar me detyrë nga Gjysmëhëna Palestineze janë përpjekur të pakësojnë ndikimin e të nxehtit duke spërkatur me ujë të tubuarit.

Ndërsa pas namazit është vërejtur se për më shumë se një orë ka patur rrëmujë në dyert e Aksa-së, ku dhe për shkak të temperaturave të larta disa palestinezë kanë patur probleme shëndetësore.

Gjithashtu qindra policë izraelitë brenda mureve të brendshme të Jerusalemit në pjesën që njihet Qyteti i Vjetër dhe në dyert e Mesxhid-i Akasa-së kanë qëndruar të gatshëm, ku vazhdimisht kanë marrë pamje me kamera nga ajri me helikopterë dhe balona. /aa/

namaz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit