3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kur Ramazani neglizhohet

Më të lexuarat

Një pjesë e shoqërisë kanë zgjedhë t’i përkushtohen mu në këtë muaj të bekuar televizorit e kompjuterit, rrjeteve sociale si facebook, twitter etj, ndërsa qoftë edhe një natë të vetme nuk i mbyllin këto mjete që ia lodhin e skuqin sytë, për t’u freskuar me abdes e namaz nate që do t’ia hapte gjoksin e pushonte sytë.

Hapë televizorin dhe shikon seriale të ndryshme, filma etj, sikur të mos ishte për të Ramazan!!!

Nuk hapë as mus’hafin e as nuk falët natën, sikur të mos ishte për atë Ramazan.

Sa hap e mbyllë sytë ikën Ramazani dhe e dëgjon duke thënë: po shpejt ka kaluar ky Ramazan.

Mirë, na trego pse të të pres ty Ramazani kur ti nuk e shfrytëzon atë, pse mërzitesh për mysafirin që nuk i ke bërë asnjë nderë, pse e pse?!!! A je mashtrues i vetes ti! A logjikon ti! A din të dallosh të mirën nga e keqja?!

Pse ke qëndruar 30 ditë kot, kur ti nuk je krijuar të qendrosh kot, por për të adhuruar Alahun e Lartësuar?

Shumë njerëz kanë shpresuar të arrinë këtë Ramazan, por iu janë lidhur këmbët dhe kanë kaluar në botën tjetër. Pse ia lidhë vetes këmbet duke qenë gjallë?

A thua a do ta pritnin Ramazanin ata sikurse ti, apo do ta shfrytëzonin në maksimum? Po ti sikur të ishe në vendin e tyre si do të veproje? 

Pse nuk ndalesh të mendosh se një ditë do te vdesësh edhe ti si gjithë të tjerët.

Pse nuk e pyet veten a je bërë gati për udhëtimin e gjatë? 

Pse nuk e pyet veten a ke më shumë punë dhe fjalë të mira apo te këqia.

Pse nuk e pyete veten, a thua pse këta njerëz mundohen më shumë gjatë muajit të Ramazanit?

Shfrytëzoje këtë Ramazan sepse ndoshta mund të jetë i fundit. Shfrytëzo këtë rast të artë që të është dhënë nga Allahu i Lartësuar.

Shfrytëzoje para se të pendohesh, kur nuk do të bënë më dobi asgjë.

Mblidhi forcat dhe vendos të ndryshosh për të mire, dhe të kapësh këto ditë të mbetura të Ramazanit. Ende ka kohe, mëshiroje veten dhe nxito në punë të mira.

Kapu fort për karvanin e të penduarve dhe mos harro se dyert e e pendimit jane hapur për çdo njeri. 

O Allahu ynë! Bëje këtë Ramazan muaj ndryshimi për ne. Një shans për të shtuar veprat e mira dhe largim nga punët e këqia.

Përgatiti: Valdet Kamberi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit