10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tre vakte ushqimi dhe 2 ore gjumë në ditë, esencialë për një agjërim të shëndetshëm

Më të lexuarat

Në këtë periudhë kur po kalohet koha më e gjatë e agjërimit, persona që agjërojnë këtë vit duhet të jenë më të kujdesshëm për shkak se temperaturave të larta të verës i janë bashkuar orët e gjata.

Studimet e mjekëve turq kanë zbuluar se dy orë gjumë gjatë ditës në muajin e Ramazanit do ti shërbejnë metabolizmit për të parandaluar humbjen e ujit dhe elektroliteve, ndërsa gjumi i drekës ul rrezikun për një krizë kardiake.

Në këtë periudhë kur po kalohet koha më e gjatë e agjërimit, persona që agjërojnë këtë vit duhet të jenë më të kujdesshëm për shkak se temperaturave të larta të verës i janë bashkuar orët e gjata.

Për shkak të agjërimit afërsisht 16-17 orë mund të përjetohen probleme të ndryshme shëndetësore dhe nuk rekomandojnë agjërimin në këto ditë të gjata të Ramazanit veçanërisht për personat me probleme kardiovaskulare.

Për shkak të humbjes së lëngjeve dhe kripërave të trupit edhe tek personat e shëndoshë mund të shfaqen probleme si tensioni, çrregullime në ritmin e zemrës, të fikëtit dhe ulja e sheqerit në gjak. Si masë parandalues për këto dukuri mjekët rekomandojnë fjetjen gjatë ditës.

Dy orë gjumë gjatë ose pas drekës do të jenë shumë relaksuese dhe do të heqin të gjithë stresin në trup. Siguron vlerësimin më të mirë të kohës së mbetur pas gjumit. Ata që flenë në krahasim me ata që nuk flenë kanë një rrezik gjysmë herë më pak për të kaluar një sulm kardiak. Sepse në gjumë trupi ka një relaksim bashkë me shpirtin.

Fizikisht mund ti rezistohet pagjumësisë, por shpirtërisht kjo është e pamundur. Edhe stresi psikologjikisht shkakton lirimin e hormoneve të dëmshme në trup, ku edhe kjo shkakton rrezikun e krizës në zemër. Nëse brenda javës nuk është e mundur që të flini ditën (për shkak të punës) atëherë tregoni kujdes që të flini shumë mirë në fundjavë.

Ndërkaq reduktimi i numrit të vakteve të ngrënies në Ramazan ndikon negativisht në metabolizëm.

Gjithashtu ngrënia e tepërt në syfyr dhe iftar do të jetë e dëmshme për zemrën.

Iftari duhet të fillojë me supë, ushqyim të lehtë duke vazhduar me komposto ose me një ëmbëlsirë të lehtë me qumësht dhe pas kthimit nga namazi i teravihve duhet të hahet një ushqim tjetër gjithashtu i lehtë.

Ndërsa në syfyr mundësisht duhet të zgjidhni ushqime të cilat kanë vlera ushqyese jo të kripura dhe të ëmbla. Kështu në këtë mënyrë gjatë Ramazanit do të ushqeheni me tre vakte dhe nuk do të ndikojnë negativisht në trup.

Ndërkaq në syfyr nuk është e këshillueshme që të konsumohet shumë çaj apo kafe.

Çaji për shkak se është çlirues urinar mund të sjellë etjen gjatë ditës. Për këtë arsye në vend të syfyrit do të jetë më e shëndetshme të konsumohet mjaftueshëm çaj në iftar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit