3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdoan: Nëse kërcënohemi nga YPG, ndërhyjmë pa pyetur

Më të lexuarat

Nëse elementët e YPG-së i drejtojnë ndonjë kërcënim Turqisë atëherë pa pyetur bëhet ajo që është e nevojshme.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u shpreh në lidhje me ndihmat me armë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin YPG-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri dhe tha se i kanë shpjeguar shumë herë Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e një organizate terroriste kundër një organizate tjetër terroriste është e gabuar.

Ai ripërsëriti edhe një herë se nëse elementët e YPG-së i drejtojnë ndonjë kërcënim Turqisë atëherë pa pyetur bëhet ajo që është e nevojshme.

”Ashtu siç hodhëm hapat tona kundër terrorit në Jerbalus, Rai, Al Bab ashtu do të bëjmë edhe këtej e tutje” tha Erdoan.

Ai u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër terrorit brenda vendit dhe shtoi: “Brenda vendit ne kemi zhvilluar dhe zhvillojmë operacionet më të suksesshme ndaj organizatës separatiste terroriste PKK. Organizatës terroriste që gjasme këtë verë bëjnë përgatitje për veprimtari të madhe ja kemi ‘marrë frymën’”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit