0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Muslimanët vërshojnë me mijëra në Al-Aksa në të Premtën e parë të Ramazanit

Më të lexuarat

E premtja e parë e Ramazanit u kthye në një moment tubimi për mijëra palestinezë në kompleksin e xhamisë el-Aksa me gjithë masat e rrepta të sigurisë të forcave izraelite.

Përforcimet policore, pikat e shumta të kontrollit, rrugët e mbyllura, helikopterët mbi kokat e tyre… Asgjë nga këto nuk e ka penguar një masë të madhe të muslimanësh ta falin xhumanë në el-Aksa.

Administratorët e kompleksit të el-Aksasë flasin për 250.000 besimtarë që iu bashkuan faljes të së premtes, ndërkohë që policia izraelite e zbret këtë numër në 100.000.

“Mijëra palestinezë vërshuan në Jerusalemin e pushtuar për të marrë pjesë në faljet e së premtes së parë të muajit të bekuar të Ramazanit në kompleksin e xhamisë el-Aksa, nën sigurinë e rreptë izraelite,” raporton agjencia e lajmeve AFP.

Një sërë lëshimesh të izraelitëve u japin mundësi palestinezëve që ta kenë më të lehtë të mbërrijnë në el-Aksa, ndërkohë që Qyteti i Vjetër ngjan me një kamp ushtarak.

Kompleksi i xhamisë el-Aksa mbetet një prej pikave më të nxehta në konfliktin mes palestinezëve dhe izraelitëve. Përplasjet për të dhe në të janë të vazhdueshme, e përsëriten periodikisht. Një numër i madh kufizimesh e bëjnë herë pas here thuajse të pamundur për palestinezët që ta vizitojnë el-Aksanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit