Më tepër se dhjetë persona duke përfshirë dy policë u plagosën të shtunën nga përplasjet mes manifestuesve shqiptarë dhe policisë maqedonase në Shkup, pas emërimit në postin e ministrit të Mbrojtjes të Talat Xhaferit, të etnisë shqiptare, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
“Disa persona u arrestuan sot (…) pas manifestimeve të dhunshëm të komunitetit shqiptar në Shkup”, deklaroi për mediat vendase zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.
Incidenti ndodhi kur policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues./trt/kohaislame