0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Koha kur këshilla s’ka më peshë

Më të lexuarat

Përcillet nga Ebu Umeje Shabani i cili ka thënë:

“Shkova tek Ebu Thalebete el-Khusheni (sahabi) dhe i thashë:

– Çfarë thua për këtë ajet?

– Cilin ajet? – mu përgjigj ai.

– Fjalën e Allahut: “O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.“ (el-Maide: 105)

– Aha, për këtë kam pyetur të diturin, kam pyetur të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) dhe ai më tha:

– “Mirëpo, ju urdhëroni për të mira dhe ndaloni nga e keqja, derisa të shohësh se pasohet koprracia, ndiqen tekat, dynjaja ka marrë përparësi dhe çdo kujt i pëlqen mendja e tij, atëherë merru vetëm me njerëzit e tu dhe lëri të tjerët, sepse pas jush do të vijnë ditë ku durimi në to është si të shtrëngosh prushin në dorë; ai që është i përkushtuar në ato ditë ka shpërblimin e pesëdhjetë njerëzve që veprojnë si ju (sot).” (Tirmidhiu, Ibn Hibani etj.)

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit