Tregimi në vijim është i vërtetë. Në fakt, është përvojë e një mësuesi të dalluar dhe të shquar për aftësi, zgjuarsi dhe korrektësi. Fjala është për një mësues të gjuhës arabe, i cili, një ditë, derisa në klasë ishin të pranishëm edhe dy zyrtarë të Arsimit, të cilit kishin ardhur për ta vlerësuar atë, u befasua nga një reagim kolektiv i nxënësve, i pashprehur më parë.
Ai rrëfen personalisht këtë ngjarje e thotë: Ishte kjo orë mësimi vetëm pak javë para përfundimit të vitit ndërsa provimet ishin shumë afër. Një nxënës derisa po ligjëroja më ndërpreu duke thënë: Profesor, arabishtja lëndë shumë e rëndë! Ende pa e ndërprerë fjalën, u ngritën të gjithë nxënësit dhe shprehen të njëjtat ndjenja, sikur të ishin të organizuar. Njëri fliste nga një anë e tjetri nga ana tjetër e klasës. Mësuesi heshti për një çast e më pas tha: Në rregull, sot nuk do të shpjegojë asgjë. Mësimin do ta zëvendësojë me një lojë. Nxënësit u gëzuan ndërsa zyrtarët e Arsimit nuk u ndien aspak mirë. Në tabelë, mësuesi vizatoi një shihe me një grykë të ngushtë, në brendi të së cilës ishte një pulë. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën nga shishja? –i pyeti mësuesit nxënësit. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën, por me kusht që shishja të mos thyhet dhe as pula të mos mbytet? – pyeti përsëri mësuesi. U munduan ta gjenin përgjigjen nxënësit por pa sukses. Po kështu as zyrtarëve nuk iu “kujtua” përgjigja. Një nxënës, nga fundi i klasës, ngriti dorën dhe tha: Mësues, kjo pulë nuk mund të nxirret pa u thyer shishja ose pa u mbytur pula?! Kushtet janë kushte – ia ktheu mësuesi. Një tjetër nxënës, duke u tallur, tha: Atëherë le ta nxjerr pulën ai që e ka vënë brenda! Nxënësit qeshën ndërsa mësuesi tha: E vërtetë! Kjo është përgjigja, dhe kjo është gjendja juaj në raport me gjuhën arabe. Ju jeni ata që e keni vënë veten brenda shishes dhe ju duhet që ta nxirrni veten prej saj. Sado që unë tua shpjegoj lehtë dhe thjeshtë mësimet, nëse ju jeni bërë robër të botëkuptimeve të këtilla se një lëndë është e pamundur të mësohet, si filani mësimi është absolutisht i pakuptueshëm, se kapitujt kaq e kaq janë të rëndë, nuk do të mund të korrni suksese.
Mësimi mbaroi. Shihemi nesër!
Zyrtarët u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe metodën e mësuesit ndërsa nxënësit dyshuan bindjet për mësimin dhe vështirësinë e të kuptuarit.
Ky është rrëfimi i këtij mësuesi, por ne, sa pula i kemi vënë në shishe? Kupto, asgjë nuk është e vështirë përderisa mos t’ia bësh vetes të vështirë. Me vullnet, vendosmëri dhe kureshtje mund t’i arrish të gjitha.
Përshtati në shqip: Sedat Islami