Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar sa i përket faturave të fryra të energjisë elektrike.
Sipas, LDK-së, për tri javë KEK-u dhe Qeveria nuk bënë asgjë për të adresuar shqetësimet e qytetarëve.
“Nuk mund të zgjidhen problemet me konferenca për shtyp që bënë z.Beqaj, duke i kërcënuar inkasantët e KEK-ut se do të penalizohen.
Këta persona më së paku janë fajtor për gjendjen e krijuar. Është gjithashtu e papranueshme edhe deklarimi i numrit dy të qeverisë, i cili me ironi thekson se qytetarët duhet të paguajnë shpenzimet e tyre”, konsideron LDK-ja.
Kjo parti i ka përkujtuar qeverisë se faturat e fryra të energjisë elektrike janë përafërsisht:3 herë më të larta se pensionet bazike që i merr një qytetar i moshuar, 2 herë më të larta se ndihma sociale që merr një familje e varfër, 50% e një page mesatare të një shërbyesi civil.
“Por, këto fatura janë vetëm 5% e pagës që marrin z.Beqaj dhe z.Kuçi, prandaj është lehtë për ta të ironizojnë me qytetarë që dalin e protestojnë në shi, duke ju kërkuar atyre të mos përsëritet situata në Bullgari”.
Sipas LDK-së, KEK-u ka shqyrtuar rreth 3,000 ankesa të qytetarëve.
Prej tyre, 900 kërkesa apo rreth 1/3 ku sipas KEK-ut janë me gabime, pasi janë faturuar më shumë se sa që është shpenzimi real. “Por, ne vlerësojmë se gabim teknik do të ishte sikur nga këto 900 fatura me gabime, të kishte edhe nën faturim, e jo të gjitha mbi faturim”.
Po, sipas LDK-së, kjo qeveri nuk ka kredo politike për të qeverisur, ngase ka qenë shumë e zëshme në debatin për të mos rritur pagën minimale në Kosovë, prej 170 euro, por kur është fjala për ngarkesën për qytetarë dhe biznese, ka iniciuar ndryshimet e ligjeve dhe e ka bërë këtë.
“Do të ishte e udhës që zyrtarët qeveritar duke filluar nga z.Thaçi të merrnin përgjegjësinë për:mashtrimet për furnizim 24 orë me energji, për dështime në ngritjen e hidrocentralit të Zhurit, për dështimet në lidhjen e sistemit energjetik me Shqipërinë, për dështimet në realizimin e projektit të Kosovës C”.kohaislame