3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sulmohet me thikë 13 vjeçari në Shkup, sepse nuk e puthi kryqin!

Më të lexuarat

Për herë të dytë brenda dy muajve, rrihet dhe maltretohet 13 vjeçari nga Shkupi Blin Shabani. Ngjarja ka ndodhur në Çair rreth orës 18:00, kur disa persona të maskuar rreth moshës 20 vjeçare, kanë ndaluar dhe maltretuar Blinin 13 vjeçar. Pasi i kanë kërkuar të puth kryqin, gjë të cilën djaloshi e ka refuzuar, ata e kanë gërvishtur me thikë në fytyrë duke i lënë shenja të dukshme dhune.

“Ky është rasti i dytë që përsëritet, që e kanë sulmuar djalin tim Blinin, i cili është vetëm 13 vjeç, hiq më tepër. Para dy muajve ka ndodhur sulmi i njëjtë prej personave të maskuar, një grup personash të rritur. Siç tregon djali, kanë qenë diku rreth 20 vjeçar, të maskuar, kanë folur maqedonisht. E kanë rrahur, në fillim i kanë kërkuar para, pastaj kanë nxjerrë një kryq dhe e kanë detyruar që të puthë kryqin, ky ka kundërshtuar, pastaj kanë filluar me grushte… dy të tjerët e kanë mbajtur për krahë, ndërsa i treti ka filluar ta vizatojë nëpër fytyrë, e kanë shkarravitur nëpër fytyrë”, tha Kenan Shabani, babai i Blinit.

Babai i djaloshit të sulmuar thotë se e ka paraqitur rastin në polici, por shpjegon se të njëjtën e kishte bërë edhe herën e parë, por megjithatë sot e kësaj dite fajtori nuk u gjet.

“E kemi paraqitur edhe para dy muajsh, por kjo punë u hesht. Askush nuk erdh të merr ndonjë deklaratë apo informatë shtesë. Polici kujdestar tha se do të vjen inspektorati për të mitur, por ata sot e kësaj dite nuk erdhën. Edhe këtë rast e paraqitëm në polici, erdhi polici kujdestar dhe morri të dhënat, tash të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Kenan Shabani, babai i Blinit.

Djaloshi gjendet është shtruar për mjekim në Spitalin e Qytetit në Shkup. Nga mjekët kujdestarë që e pranuan të lënduarin nuk arritëm të marrim deklaratë për gjendjen e Blinit, me arsyetimin se deklaratë për media mund të jep vetëm drejtori i spitalit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë incidentin, ndërsa detaje rreth ngjarjes do të shpalosin nesër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit