8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Fshati i Ramazanit”, në Liban: Vendi ku shtrohen iftare për çdo ditë për dy mijë persona, pa dallim feje

Më të lexuarat

Njëri nga organizimet më interesante të iftareve, gjatë këtij Ramazani, është ai që po ndodh në shtetin e Libanit – njëri prej shteteve më popullsi shumicë myslimane.

“Fshati i Ramazanit”, është organizim tashmë tradicional i shoqatës Mahzumi, ku për një muaj resht shtrohen iftare për çdo ditë, për rreth 2 mijë persona.

Themeluesi i shoqatës, Fuad Mahzumi, ka thënë se ”Pa bërë dallime racore dhe etnike, të gjithë skamnorëve, gjatë tërë muajit, do t’iu shtrojmë iftar”, transmeton dunyabulteni.

Vlen të theksohet se do të servohen ushqime shtëpiake, të cilat janë përgatitura nga vullnetarët, me ç’rast në një tavolinë do të ulen nga 8 persona.
“Fshati i Ramazanit”, përveç të të ushqyerit ofron edhe aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu koncerte, shfaqje, filma, etj.

Njëri nga udhëheqsit e shoqatës Mai Mahzumi tha, që përveç “Fshatit të Ramazanit” në të gjithë Libanin do ta shtrojmë iftare, dhe njëkohësisht do t’i ndihmojmë nevojtarët, në bazë të evidencave që ne i posedojmë./Magazina e Ramazanit/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit