0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Muslimanët në Australi falin namazin e parë të teravisë

Më të lexuarat

Qoftë ky Ramazan rast që në botë t’i jepet fund dhunës. I lutem Perëndisë që ky Ramazan të forcojë unitetin tonë dhe që luftërat dhe dhuna të marrin fund në gjithë botën, tha Otkun

MELBURN (AA) – Në Australi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni muslimanë, sot u fal namazi i parë i teravisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tërë Australinë, namazi i parë i teravisë u fal në më shumë se 200 xhami, faltore dhe objekte të tjera që dedikohen për kryerjen e ritualeve fetare. Në faljen e namazit morën pjesë numër i madh besimtarësh.

Muslimanë nga vende të ndryshme të botës falën namazin e teravisë në Qendrën Islame Meadow Heights në Melburn. Para namazit, ata kishin mundësinë të dëgjojnë edhe ligjeratë nga imami i xhamisë, Ramazan Otkun.

Otkun në bisedë për AA tha se ndihet i gëzuar për shkak të pranisë së një numri të madh të besimtarëve në namazin e parë të teravisë.

“Qoftë ky Ramazan rast që në botë t’i jepet fund dhunës. I lutem Perëndisë që ky Ramazan të forcojë unitetin tonë dhe që luftërat dhe dhuna të marrin fund në gjithë botën. Islami na dërgon mesazhe për paqe, kështu që edhe njerëzit le të jetojnë në paqe”, tha Otkun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit