5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Presidenti Ivanov uron besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Ivanov, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, përgëzoi kryetarin e BFI-së, Reis ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepin, anëtarët e Rijasetit dhe të gjithë pjesëtarët e komunitetit islam në vend

SHKUP (АА) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, përgëzoi kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul-Ulema Sulejman efendi Rexhepin, anëtarët e Rijasetit dhe të gjithë pjesëtarët e komunitetit islam në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në Islam, Ramazani është një muaj i shenjtë kur festohet pastrimi shpirtëror dhe fizik. Për muslimanët ka filluar agjërimi me pendim dhe lutje për të adhuruar Zotin. Mësimet thonë se duke ndihmuar të varfërit dhe njerëzit në nevojë, besimtarët shpresojnë në mëshirën dhe faljen e mëkateve para portave të parajsës, për veten dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Ivanov në urimin e tij.

“Solidariteti dhe dhembshuria janë vlerat e përbashkëta për të cilat na mësojnë fetë. Por, mirësia dhe ndarja e virtyteve janë vlera njerëzore për të cilat ne duhet të përpiqemi. Në frymën e festës, ju uroj agjërim të lehtë gjatë muajit Ramazan. Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vend u dëshiroj paqe, begati, dashuri dhe falje”, ka thënë Ivanov në urimin e tij me rastin e muajit Ramazan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit