Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjatë ditës së ramazanit, a duhet të frenohet nga ngrënia dhe pirja?
Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjatë ditës nuk e ka detyrë që të frenohet nga ushqimi, por i lejohet asaj të hajë dhe të pijë.
Ky është medh’hebi Malikut dhe Shafiut dhe një prej dy transmetimeve të imam Ahmedit.
Transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu se ka thënë: “Kush ha në fillim të ditës le të hajë dhe në fund të saj”.
[Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 19 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)].