Kontigjenti i trupave franceze do të fillojë të largohet nga Mali në muajin mars të këtij viti, ashtu siç dhe ishte planifikuar. Kjo u deklarua sot nga Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Philippe Lalliot.
“As që mund të bëhet fjalë për një largim të nxituar të trupave. Gjithçka do të realizohet në bazë të planit”, – tha ai.
Tërheqja e trupave do të koordinohet me trupat maliane dhe afrikane, të cilat tani po dislokojnë njësitë e tyre ushtarake në terren.