Përgjysmohet numri i vdekjeve nga goditjet në zemër në vendet evropiane, në 10 vitet e fundit. Kjo statistikë është treguar nga një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në “British Medical”.
Konkretisht, shifrat tregojnë se Europa Perëndimore, gjatë një viti ka vetëm 300 sulme në zemër për 100 mijë banorë.
Ndërsa në Lindje dhe në Shtetet e Bashkuara, ato mësohet se janë më shumë, mbi 400 të tilla dhe sipas ekspertëve të Oksfordit, për një gjë të tillë, ndikojnë dietat e keqe dhe efekti i pirjes së duhanit. Mosha gjithashtu e shton rrezikun, ku meshkujt deri në 60 vjeç, janë prekur 2-4 herë më shumë se gratë.
Ndërsa jetesa e shëndetshme, është arsye, për të reduktuar rastet e vdekshmërisë. Studimi pohon se në përgjithësi, sot mund të mbijetojnë 25 për qind e të prekurve nga infarkti i miokardit. Ndërsa thuhet se shumica e vdekjeve ndodhin para arritjes në dhomën e urgjencës .