Pas një diskutimi disa orësh, dy vëllërzërit nga Shtimja hasën në një zënkë mes vete. Me ç’rast vëllau therri vëllaun e vet dy herë me thikë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyrtari për informim në rajonin e Ferizajit Agim Gashi, ka thënë se motivet e këtij sulmi ende nuk janë bërë të qarta, marrë parasysh që viktima po qëndron për kurim në QKUK.
“Rasti ka ndodhur dje në orën 14:50, ku A.S ka therrë me thikë dy herë S.S, 23 vjeç, njëherë në stomak njëherë në shpine. Viktima po kurohet në QKUK, ndërsa sulmuesi është në mbajtje”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar për mbajtje./Indeksonline/