3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çdo minutë në Turqi shiten dhe blihen 2 banesa

Më të lexuarat

Në mbarë Turqinë në katër muajt e parë të vitit janë shitur 440 mijë e 226 shtëpi.

Në mbarë Turqinë në katër muajt e parë të vitit janë shitur 440 mijë e 226 shtëpi.

Kjo shifër, e llogaritur sipas kohës, tregon se në minutë shiten më shumë se dy shtëpi.

Shitja e banesave në 4 muajt e parë të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 7,42%.

Sektori ka pësuar rritje me shumëllojshmërinë e projekteve të mëdha të pasurive të patundura dhe me gjallërimin e fushatave të shitjes duke ofruar kështu raste të reja për ata që dëshirojnë të blejnë shtëpi dhe për investuesit.

Sipas këtyre të dhënave shumica e shitjeve janë përjetuar në 3 qytete të mëdha të vendit.

Në katër muajt e parë të vitit ndër shtëpitë e shitura, 34,89% i përkasin Stambollit. Në Ankara dhe Izmir në të njëjtën periudhë janë shitur 153 mijë e 611 banesa.

Shitja e banesave ndaj të huajve, në muajin prill në krahasim me të njëjtin muajt të vitit të kaluar, është rritur 2,7% duke regjistruar shifrën 1624.

Kurse në 4 muajt e parë të vitit në tërësi të huajve u janë shitur 5 mijë e 894 banesa.

Përfaqësuesit e sektorit bëjnë të ditur se arsyeja e rritjes së numrit të banesave që janë blerë nga të huajt është besimi tek Turqia dhe ekonomia turke pas referendumit kushtetues të zhvilluar në 16 prill.

Të drejtat për nënshtetësi dhe nisma të tjera si përjashtimi nga taksa që ka sjellë qeveria kanë mbështetur shitjen dhe blerjen e banesave në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit