Kleriku më i lartë katolik në Britani dha dorëheqjen.
Kardinali Keith O’Brien paraqiti dorëheqjen pas akuzave nga tre priftërinj dhe një ish prift se O’Brien u soll në mënyrë të papërshtatshme me ta në vitet 1980.
Vatikani konfirmoi sot dorëheqjen e klerikut. Një zëdhënës tha se Papa Benedikti pranoi dorëheqjen e tij.
BBC-ja njoftoi se dorëheqja e kardinalit skocez e bë Britaninë pa përfaqësues në mbledhjen e fshehtë të kardinalëve që do të zgjedhin papën e ri.
Kardinali O’Brien kishte në plan të dilte në pension muajin e ardhshëm.