0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SHBA, refuzohet hapja e shkollës së FETO-s me “dokumente të falsifikuara”

Më të lexuarat

Autoritetet e Këshillit të Planifikimit në qytetin Linden kanë refuzuar dhënien e miratimit që FETO kishte kërkuar për menaxhimin e “Union Arts and Science Charter School”

NEW YORK (AA) – Nuk është dhënë miratimi për menaxhimin e shkollës charter (me kontratë) që organizata terroriste FETÖ dëshironte të hapte në New Jersey të SHBA-ve duke “kryer falsifikime në dokumenteve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në faqen “NorthJersey.com”, bëhet e ditur se autoritetet e Këshillit të Planifikimit në qytetin Linden kanë refuzuar dhënien e miratimit të nevojshëm që FETO kishte kërkuar për menaxhimin e “Union Arts and Science Charter School”.

Ndërsa bordi drejtues i “Union Arts and Science Charter School” pasi nuk ka mundur të marrë këtë leje mësohet se ka qenë i detyruar të tërheqë aplikimin e miratuar vitin e kaluar.

Aplikimi i FETO-s me dokumente të falsifikuara ishte miratuar nga drejtori i shkollave “charter” për rajonin New Jersey, Harold Lee, i cili në muajin korrik është larguar nga detyra e tij. Tani Lee punon si shef i strategjisë së shkollave zinxhir iLearn të FETO-s.

Më parë ishte zbuluar se FETO ka kryer falsifikime në dokumentet e shkollës që kërkonte të hapte në qytetin Linden në New Jersey.

Zyrtarët kanë vënë në dukje se në dy kërkesat që FETO ka paraqitur në Zyrën Arsimore të rajonit janë adresa të rrugëve të cilët nuk ndodhen brenda kufijve të qytetit, ndërsa adresa në njërën prej kërkesave është vetëm një arë boshe. Ndërkohë, në një dokument tjetër ndodhet emri dhe firma e një gruaje e cila është shprehur se nuk i ka parë asnjëherë këto kërkesa në fjalë.

Ndërsa ishte zbuluar se edhe shumë nënshkrime janë falsifikuar në kërkesën e cila mbështet hapjen e “Union Arts and Science Charter School”.

Zyrtari i rajonit, John Horre, i cili ka punuar për 30 vite në policinë e Linden ka thënë se kanë pyetur banorët që jetojnë në qytet në adresat e paraqitura në kërkesë. Ai ka shtuar se kur i kanë pyetur për personat që kanë firmosur kërkesat nëse jetojnë apo jo në ato adresa janë përgjigjur se “kjo është adresa ime, jetoj këtu që prej vitesh dhe me atë emër këtu nuk jeton njeri”.

Horre ka shpjeguar se fillimisht kanë vizituar 24 adresa ku kanë vërejtur se në 19 prej tyre aty nuk jetonin personat që përmenden në kërkesa. Gjithashtu në kërkesën e aplikimit të FETO-s për hapjen e shkollës në tetor të vitit 2015 ndodhej edhe firma e një gruaje që kishte ndërruar jetë në vitin 2007.

Inspektori i shkollave në Linden, Danny Robertozzi, ka theksuar se kjo është qartë një mashtrim dhe se duhet të anulohet kjo kërkesë me dokumente të falsifikuara.

Autoritetet e arsimit në qytetin Linden pas kësaj në një kërkesë të dërguar Zyrës Arsimore në New Jersej kanë njoftuar se në kërkesën për hapjen e kësaj shkolle janë përdorur “firma dhe dokumente të falsifikuara” dhe për këtë arsye kanë kërkuar që të shpallet i pavlefshëm miratimi i dhënë për shkollën në fjalë, të ndalohet hapja dhe të merret deklarata mbrojtëse për këtë.

Autoritetet në kërkesën prej 65 faqesh janë shprehur se është marrë me mashtrim miratimi për “Union Arts and Science Charter School”, që do të financohet me paratë e taksapaguesve dhe se nuk duhet të injorohet fakti i paraqitjes së dokumenteve false.

Më parë është bërë e ditur se 7 shkolla që FETO drejton në New Jersey vitin e kaluar kanë marrë më shumë se 60 milionë dollarë financime dhe se disa nga themeluesit e këtyre institucioneve arsimore kanë dhënë donacione për politikanët me qindra mijëra dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit