0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Egjipt, bllokohen 21 portale mediale, përfshirë edhe Al Jazeera

Më të lexuarat

Agjencia shtetërore egjiptiane e lajmeve MENA lajmëron se portalet mediale janë bllokuar për shkak të gjoja informacioneve të rrjeshme të publikuara

KAJRO (AA) – Autoritetet e Egjiptit bllokuan qasjen e gjithsej 21 portaleve mediale, përfshirë edhe portalin e rrjetit medial Al Jazeera të Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore egjiptiane e lajmeve MENA lajmëron se portalet mediale janë bllokuar për shkak të gjoja informacioneve të rrjeshme të publikuara dhe teksteve që propagandojnë dhunë dhe terrorizëm.

Krahas portalit të Al Jazeera, është bllokuar edhe qasja e portalit të Vëllezërisë Muslimane “Rassd.com“, portalit të televizionit turk Sark TV, portalit të Hamasit dhe shumë portaleve që mbështesin opozitën egjiptiane.

Kryeredaktori i portalit të bllokuar “masralarabia.com“ Adil Sabri për AA tha se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit i kishin thënë se ky portal nuk gjendet në listën e të bllokuarve.

Sabri paralajmëroi se mediat e bllokuara do të ankohen në Sindikatën e gazetarëve. Vëmendjen e tërheq fakti se në portalet e bllokuara nuk mund të hyhet përmes celularit ndërsa qasja në shumicën e këtyre portaleve edhe më tej është i mundur me anë të kompjuterit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit