LG ka lajmëruar pajisjet e reja Android të cilat do të shfaqen për herë të parë gjatë kësaj jave në shfaqjen teknologjike Mobile World Congress.
Lista e pajisjeve të reja nga LG përfshin emrat si LG Optimus L7 dhe L5, serinë e pajisjeve Optimus LII, LG Optimus G Pro dhe serinë Optimus Vu.
LG Electronics do të zbuloj linjën e re të pajisjeve në Barcelonë të Spanjës gjatë MWC 2013. Pajisjet e reja nga LG do të jenë të pajisur me gjeneratën e re të teknologjisë së bërthamave të kompanisë.
Modelet e reja do të jenë të kombinuara me harduer të ri, ekrane HD të klasit botëror dhe përvojë përdoruese të veçant në secilën pajisje.
Kompania pret të shes 10 milion njësi të smartphone-ëve nga linja e re në çdo çerek të vitit 2013 dhe poashtu të dyfishoj shitjet e pajisjeve LTE që nga viti i kaluar. /Indeksonline/