Analistja Kimete Berisha thotë se nëse shqiptarët janë myslimanë kurrë nuk do ta votonin koalicionin PDK-AAK-NISMA.
Ajo thotë se ky koalicion është kokë e këmbë anti-islam dhe jep arsyet pse, transmeton Periskopi
Shkrimi i plotë:
Nëse shqiptarët janë më fetarë sesa turqit (siç u tha sot), atëherë si myslimanë që janë, kurrë s’do ta votonin koalicionin PDK-AAK-NISMA.
Sepse, ky koalicion është kokë e këmbë anti-islam.
Këta rrnojnë dhe e kanë ndërtuar karrierën e tyre mbi antipatinë publike (por sidomos të fshehtë) të shprehur ndaj myslimanëve.
E nëse, fiton ky koalicion, atëherë del se shqiptarët nuk janë ‘has’ myslimanë, por ‘feja e tyre është puro folklor’.
Dhe, se, kur i pyet dikush për fe, ata fe i thonë Zotit, drejtpërdrejt, e jo fesë si ‘ndërmjetësuese’ për te Zoti.
Ndërsa në koalicionin tjetër, gjendet Refiqja, e cila i ka pas duartrokitur në mënyrë frenetike vdekjes tragjike të Paul Ëalker (…e re, s’ka ditë që vdekja nuk duhet të jetë burim apo frymëzim i lumturisë njerëzore)