4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Xhafari: Armiqtë e Iranit, të ndërrojnë sjelljen e tyre sipas fuqisë së Iranit

Më të lexuarat

Komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah të Iranit ka theksuar për ndërrimin e modelit të sjelljes së armiqve të Iranit në bazë të forcës që posedon Irani.
Gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandant i përgjithshëm i gardës Sepah të Iranit, të dielën gjatë një vizite në njësite të ndryshme të këtyre forcave që zhvilloi në Gjirin Persik dhe në Detin Oman, duke vënë në dukje “dështimin” e arrogancës rajonale dhe botërore përballë rezistencës së dhe përparimit ushtarak të Iranit, deklaroi: Armiqtë e Iranit më në fund duhet të ndërrojnë modelin e sjelljes së tyre dhe ta përshtatin atë sipas forcës së Iranit duke i lënë anash kërcënimet dhe presionet. Duke thënë se strategjitë mbrojtëse të Iranit janë të forta për me frymë stabiliteti, gjeneral Xhafari ka shtuar: Irani mbizotëron rezervat strategjike të botës dhe si mbrojtës i kësaj pjese të ekonomisë së botës, përkundër forcave jo rajonale, RII mendon për stabilitetin e këtij rajoni. Këto deklarata duket të jenë bërë nën frymën e kërcënimit të vendeve arabe, duke e treguar forcën e Iranit si potencial për t’i nënshtruar ata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit