Grupi kryesor opozitar sirian ka thënë se ka refuzuar ftesat për të vizituar Moskën dhe Uashingtonin.
Përmes një deklarate, Koalicioni Sirian Kombëtar tha se këtë veprim e ka marrë në shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit ndërkombëtar, ndaj asaj që e ka quajtur shkatërrrim sistematik të qytetit antik të Alepos nga sulmet raktetore siriane.
Koalicioni tha se ka pezulluar pjesëmarrjen në konferencën “Miqtë e Sirisë” që mbahet në Romë në muajin e ardhshëm si shenjë proteste ndaj vrasjes së qindra civilëve.
Deklarata vjen derisa raportohet për sulme të reja në Alepo.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeiut tha se të paktën 29 njerëz janë vrarë dhe 150 janë plagosur./bs/kohaislame