Kryepeshkopi i Nju Jorkut, Kardinali Timothy Dolan, dëshmoi lidhur me rastin e ngacmimeve seksuale në Kryedioqezën e Milwaukee (shteti i Wisconsin). Marrja në pyetje e Kryepeshkopit lidhet me synimin e tij për të publikuar një listë të atyre personave që janë të përfshirë në abuzimet seksual në kishë, njoftoi të enjten zëdhënësi i Kryepeshkopatës.
Në vitin 2011 Kryepeshkopata e Milwaukee u bë kryepeshkopata e tetë e Kishës Katolike Romake në SHBA, e cila falimentoi si pasojë e kompensimeve të paguara viktimave të abuzimeve seksuale dhe pedofilisë, theksojnë mediat amerikane.