Të paktën 20 persona kanë vdekur nga një sulm ajror afër kryeqytetit sirian, Damask. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se, njerëz të tjerë nga frika janë fshehur në rrënoja pas bastisjes në periferi të Hamouriyeh të mërkurën.
Një grup tjetër aktivistësh, Komitetet lokale koordinuese, thonë se numri i të vrarëve është më i lartë, duke e ngritur atë në 35 dhe dhjetëra të plagosur, njofton “Evropa e Lirë”.
Gjithashtu të mërkurën, aktivistët thanë se një raketë goditi qendrën e komandës së një grupi kryengrites pranë Damaskut, duke plagosur drejtuesin e grupit.
Media shtetërore tha se, një lojtar futbolli u vra kur një bombë mortajë goditi një stadium në qendër të kryeqytetit.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 70 mijë njerëz janë vrarë që prej kryengritjes kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assadit në Siri e cila filloi në mars të vitit 2011.