-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB: Jemi të pafuqishëm për dërgimin e ndihmave për mijëra refugjatë sirianë

Më të lexuarat

Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështje humanitare ka pohuar se kjo organizatë është e pafuqishme për dërgimin e ndihmave humanitare për mijëra refugjat sirianë të shpërngulur nga konflikti brenda në këtë vend.
Agjencite informative njoftojne se Valeri Imus ka bërë të ditur se ekzistojnë shumë vështirësi për dërgimin e ndihmave humanitare brenda në Siri dhe ka shtuar: Për dërgimin e ndihmave humanitare brenda në Siri ne duhet të kalojmë nga zona të futura në konflikt. Në këtë tragjedi njerëzore populli i Sirisë po zhduket përpara syve tanë dhe për këtë do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të treguar se nuk kursejmë asgjë në këtë drejtim. Vlen të theksohet se si pasojë e konfliktit të brendshëm në Siri gjatë 23 muajve të kaluar, qindra persona janë shpërngulur nga rajone të ndryshme të këtij vendi ndërsa një numër i madh i tyre kanë dalë në shtetet fqinjë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit