3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anglia në prag të krizës energjetike

Më të lexuarat

Gazeta angleze DailyTelegraph ka shkruar se ky vend ndodhet në prag të krizës së energjisë elektrike.
Agjencite informative njoftojne se kjo gazetë angleze duke cituar Alister Buçanan, kryetar i qendrës për hartimin e rregullave dhe zgjerimin e konkurrencës së tregut të energjisë në Britani të Madhe, ka shkruar se duke patur parasysh faktin se BE ka hartuar dhe aprovuar ligje dhe reja në bazë të të cilëve duhet të mbyllen termocentralet për prodhimin e energjisë elektrike me qymyrguri, Anglia për prodhimin e energjisë elektrike do të jetë e varur edhe më shumë nga importi i gazit. Buçanon ka shtuar se çmimi i gazit në vende të tilla si Japonia, e cila është kryesisht e varur nga eksporti i kësaj lënde, 60% është më i lartë. Nuk mund të parashikohet sesa do të ngritët çmimi i gazit që shpenzojnë familjet angleze. Ministrat e qeverisë angleze kanë pohuar se ky vend në të ardhmen do të përballet me mungesën e energjisë, mirëpo ata në lidhje me këtë e konsiderojnë fajtor qeverinë e mëparshme për shkak se ka nënshkruar marrëveshjen për mbylljen e termocentraleve energjetike me thëngjill.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit