0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Çfarë ndodhi para ndërtesës së Ambasadës Turke në SHBA

Më të lexuarat

Ngjarjet para ndërtesës së Ambasadës Turke në SHBA, gjatë vizitës së Presidenti Erdoğan në Uashington më 16 maj, ishin të nxitura nga provokimet e rënda të PKK-së

WASHINGTON (AA) – Ngjarjet të cilat ndodhën para ndërtesës së Ambasadës Turke, gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Uashington më 16 maj, ishin të nxitura nga provokimet e rënda të mbështetësve të organizatës terroriste PKK, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gjatë ndjekjes së lajmit për vizitën e presidentit Erdoğan në SHBA, kishte mundësi që të dëshmohen dhe vëzhgohen ngjarjet.

Gjatë takimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump me Erdoğanin, (rreth orës 12.30) në parkun Lafayette para Shtëpisë së Bardhë një numër i vogël i simpatizantëve të PKK-së, së bashku me demonstruesit të cilit mbanin flamuj të Armenisë, filluan të brohoritin me slogane kundër Turqisë dhe Erdoğanit.

Ndërkohë qytetarët turk të cilit kishin ardhur në shesh për të mbështetur Turqinë dhe për të parë Erdoğanin, filluan të japin përgjigje verbale ndaj abuzimeve të grupit në fjalë, numri i të cilëve ishte duke u rritur.

Në momentet kur filloi ngacmimi, në shesh ishin të pranishëm një numër i madh i anëtarëve të Departamentit të Policisë së Uashingtonit dhe Shërbimit Sekret Amerikan. Ekipet, hoqën shumë qytetar turq nga sheshi, ndërsa simpatizantët e PKK-së, vazhduan demonstratën e tyre nga vendi ku ishin. Grupi i cili mbështeste Turqinë reagoi ndaj kësaj.

Pas paralajmërimeve të bëra nga turqit, policia nën masa serioze të sigurisë i largoi në një kënd të largët demonstruesit simpatizantë të PKK-së. Vendin ku gjendeshin e mbylli me rrip sigurie. Policia më pas, të njëjtat masa i zbatoi edhe për qytetarët turq duke i dërguar ato në qendër të sheshit që përballë ka Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse ngacmimet reciproke vazhduan nga distanca e largët, falë masave të policisë, grupet pas protestave të tyre u shpërndanë pa konflikte.

Incidentet para ambasadës

Ishte e njohur që presidenti Erdoğan, rreth orës 16.00 do të arrij në ambasadë. Simpatizantët e PKK-së, filluan të mblidhen në parkun afër ambasadës nga ora 15.30. Rreth 20 demonstrues, mbanin posterët e Abdullah Öcalan, fotografitë e Selahattin Demirtas dhe flamujt e zgjerimit të organizatës terroriste PKK në Siri, YPG.

Përkrahësit e organizatës, përveç sloganeve kundrejt Erdoğanit, filluan të fyejnë dhe shajnë turqit të cilit ishin në anën tjetër të rrugës.

Ndërsa grupi që mbështeste Turqinë iu përgjigj në mënyrë verbale sjelljeve provokative të palës tjetër.

Me kalimin e kohës, sharjet dhe fyerjet e simpatizantëve të PKK-së kundrejt Erdoğanit dhe grupit që zhvillonte demonstratë për mbështetje në mënyrë paqësore, u përkeqësuan edhe më shumë.

Demonstruesit të cilit kishin marrë leje nga vendet përkatëse për protestën para Shtëpisë së Bardhë, para ambasadës ishin mbledhur pa informuar departamentin e policisë.

E dinim që sipas ligjit nuk duhet të merret leje për demonstratën para ambasadës. Por në praktikë në SHBA, ishte që të informohet policia, për t’iu mundësuar që të marrë masa të sigurisë. Mos informimi i policisë nga simpatizantët e organizatës, na bëri që të shqetësohemi se vallë dëshirojnë të bëjnë një gjë të madhe. Sepse, edhe pse mundeshin të sigurojnë masat më të forta sigurie nuk e bënë këtë.

Përkrahësit e organizatës në demonstratën e ashtuquajtur paqësore, ishin në një përpjekje speciale që të nxjerrin jashtë kontrollit palën tjetër me fyerje dhe sharje. Vërejtëm që grupi që mbështeste Turqinë filloi të provokohet kur simpatizantët e PKK-së erdhën deri në mes të rrugës me altoparlant.

Menjëherë pas kësaj ishin hedhur shishe me ujë ndaj qytetarëve turq, ku kjo nxiti një zënkë prej 10-15 sekondash mes të dyja palëve. Në mes të rrugës 10 deri 15 demonstrues shkëmbyen përplasje fizike.

Në konflikt intervenuan vetëm 2 policë amerikanë. Ishte qartë që policia ishte e papërgatitur. Numri i policëve nga departamenti i policisë së Uashingtonit ishte rreth 10.

Policia e pandjeshme ndaj lëndimeve të qytetarëve

Shtetasi turk Alp Kenan Dereci, u lëndua seriozisht pasi që një simpatizant i organizatës terroriste e goditi me altoparlant. Fytyra e tij u bë me gjak. Intervenimi i parë iu bë nga ekipi shëndetësor në ambulancë, i cili më pastaj u transferua në spital.

Shefit të policisë i cili ishte në vendin e ngjarjes, iu tregua shumë herë gjendja e Dereci dhe se kush është sulmuesi.

Shefit të policisë i ishte theksuar se ky nuk ishte një grusht i thjeshtë, se ishte një sulm me një substancë me qëllim të plagosjes dhe se sulmuesi duhet të arrestohet para se të largohet, përndryshe turma nuk do të qetësohet.

Por ai tregoi se nuk mund të bëjë asgjë për atë moment. Ky qëndrim, ishte faktori më i rëndësishëm në përshkallëzimin e ngjarjes. Sepse sulmuesi që nuk ishte arrestuar, vazhdoi me sharjet dhe sloganet e tij.

Sipas informacioneve të cilat i siguruam pastaj, personi Kasim Kurd, ishte duke u kërkuar nga policia federale dhe ajo e Uashingtonit.

Pastaj palët duke kaluar në zonat e tyre vazhduan ngacmimet verbale. Ndërkohë shumë shtetas turq, duke shkuar tek policia me numër të vogël, treguan se kishte një sulm të vërtetë, se është parë se kush e ka bërë dhe se sulmuesi duhet të arrestohet menjëherë.

Policia duke mos marrë parasysh këto paralajmërime, ftoi anën turke që të qetësohen dhe të shkojnë në trotuar.

Përkrahësit e organizatës ishin në një afërsi prej 15-20 metrash nga Erdoğani

Pas zënkës së parë ishte rritur numri i policëve në vendngjarje, por barrikada e vendosur para palës turke, nuk ishte zbatuar edhe tek përkrahësit e organizatës terroriste.

Simpatizantët e organizatës të cilët nuk kishin pengesë pranë tyre, shumë lehtë u afruan kah pala turke dhe hodhën shishe me ujë ose vazhduan me sharjet.

Përkrahësit e organizatës të cilët në demonstratën e tyre para Shtëpisë së Bardhë për të cilën kishin leje ishin larguar në një pikë të largët nga policia, kurse në demonstratën para ambasadës për të cilin nuk e kishin informuar policinë kishin arritur të futen deri në 15-20 metra afër Erdoğanit.

Fanatizmi i shprehur i përkrahësve të organizatës terroriste, kishte rritur edhe shqetësimet rreth sigurisë. Me ardhjen e Erdoğanit, demonstruesit rritën dozën e fyerjeve të tyre me altoparlantë, pas të cilës shtetasit turq dhe disa roje presidenciale intervenuan. Pas intervenimit përkrahësit e organizatës u shpërndanë.

Ndërkohë, mediat amerikane në vend që të publikojnë momentet të cilat nxitën ngjarjet në mënyrë të plotë, zgjodhën të pasqyrojnë vetëm momentet e fundit. Me këtë u krijua përshtypje që ngjarjet buruan nga grupi që mbështeste Turqinë dhe përkrahësit e organizatës ishin viktimë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit