1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si ta kultivojmë vetëbesimin në fëmijën tonë

Më të lexuarat

Vetëbesimi nuk është çështje që mund të fitohet brenda ditës apo natës. Njeriu i pavendosur ka nevojë për një përpjekje të madhe për ta kthyer vetëbesimin tek vetja e tij. Andaj, prindërit vazhdimisht duhet të punojnë për ta mbjellur vetëbesimin në zemrat e fëmijëve të tyre qysh në fëmijërinë e tyre në mënyrë që ata të kenë një personalitet të fortë dhe të kenë vetëbesim në vetet e tyre.

Në vijim do të paraqesim disa faktorë të cilët u ndihmojnë prindërve që ta kultivojnë vetëbesimin në fëmijët e tyre:

  1. Lavdëroje fëmijën tënd në prani të njerëzve të tjerë.
  2. Mos e bëj atë që ta kritikojë veten e tij!
  3. Gjatë bisedimit me të përdori fjalët si “mundësisht” dhe “faleminderit”!
  4. Trajtoje atë si fëmijë dhe bëje që ta jetojë fëmijërinë e tij!
  5. Ndihmoje atë që ai vetë të marrë vendime!
  6. Mësoja atij notin!
  7. Shpalle atë mysafir nderi në ndonjë nga ndejat tuaja!
  8. Pyete atë për mendimin e tij dhe vepro sipas mendimit të tij në ndonjë çështje!
  9. Caktoja atij një kënd në shtëpi për t’i kryer punët e veta dhe shkruaja emrin në gjërat që i bën ai!
  10. Ndihmoje atë në zgjedhjen e shoqërisë!
  11. Bëje atë që ta kuptojë rëndësinë e vet dhe se ai i ka disa forca, të cilat ia ka dhuruar Allahu!
  12. Mësoje atë të falet bashkë me ty dhe mbilli në të parimet e besimit në Allahun!
  13. Mësoja atij aftësitë e shprehjes së mendimit, prezantimit dhe mënyrën e komunikimit me njerëz!
  14. Mësoje atë se si t’i lexojë informacionet dhe si t’u përmbahet atyre!
  15. Mësoje atë t’ia caktojë vetes disa parime dhe detyra, të cilave do t’u përmbahet!
  16. Mësoje atë se si jepet ndihma e parë!
  17. Përgjigju atij në të gjitha pyetjet!
  18. Zbatoje premtimin tënd ndaj tij!
  19. Mësoje atë të përgatisë ushqime të thjeshta, siç është skuqja e vezëve, nxehja e bukës, etj.!
  20. Mësoja atij rëndësinë e duasë (lutjes)!
  21. Mësoje atë të punojë në grup!
  22. Nxite atë të parashtrojë pyetje!
  23. Bëje atë që të mendojë se ka pozitë të lartë në mesin e shokëve të tij!
  24. Sqaroji shkaqet e çdo vendimi që e merr ti!
  25. Qëndro me të ditën e tij të parë të shkollës!
  26. Rrëfeji atij tregime nga fëmijërija jote!
  27. Bëje fëmijën tënd të luajë rolin e mësuesit, ndërsa ti luaje rolin e nxënësit!
  28. Mësoje fëmijën tënd se si të gjindet në rast se e humb rrugën!
  29. Mësoje atë t’i thotë “jo” çdo lloj gabimi!
  30. Mësoje atë të jetë dorëlëshuar!
  31. Jepi atij para të mjaftueshme!
  32. Nxite atë të mësojë përmendësh dhe të bëjë përsëritje!
  33. Mësoje atë të vetëmbrohet!
  34. Sqaroja atij gjërat për të cilat ka mëdyshje!
  35. Mos e kërcëno atë asnjëherë!
  36. Paralajmëroje atë para se të gabojë!
  37. Mësoje atë se si të përballet me dështimin!
  38. Mësoje atë t’i kursejë paratë!
  39. Provoje ndonjë gjë të re për ty dhe fëmijën tënd, duke i ditur paraprakisht rezultatet!
  40. Mësoje atë t’i rregullojë gjërat e veta dhe t’i rendisë ato!
  41. Ndaji bashkë me të ëndrrat dhe ambiciet dhe nxite atë të ketë ambicie të larta!
  42. Mësoja atij dallimet mes gjinisë mashkullore dhe asaj femërore nëpërmjet ajeteve kur’anore!
  43. Mësoja atij parimet dhe vlerat e mirëfillta!
  44. Mësoje atë të bartë përgjegjësinë për sjelljet e veta!
  45. Lavdëroje atë për punët që i kryen dhe sukseset që i arrin!
  46. Mësoje atë se si të sillet me shtazët shtëpiake!
  47. Kërko falje nga ai për çdo gabim që e bën ndaj tij!
  48. Bëja ndonjëherë ndonjë befasi!
  49. Ndihmoje atë ta bëjë shprehi që çdo ditë të lexojë Kur’an!
  50. Tregoji atij se e do dhe përqafoje fort atë, sepse kjo gjë ia forcon atij vetëbesimin!

 

Burimi: www.denana.com

Përktheu: Jusuf Kastrati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit