4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Seleksionimi i sëmundjeve me Google

Më të lexuarat

Kur një numër njerëzish të caktuar kërkojnë në Google me fjalën grip, makina e kërkimit supozon ardhje gripi– dhe shpesh ka të drejtë. Ekspertët e shëndetësisë shikojnë me interes provat e Google.
“Aktivitetet gripale në Gjermani janë në rritje”, shkruante në mes të muajit shkurt Instituti Robert-Koch (RKI), institucioni kryesor gjerman për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani, në faqen e vet të internetit. Gripi është duke u vërdallisur që në muajin dhjetor në SHBA dhe tani në Gjermani. Shkencëtarët e grupit të punës Influenza (AGI) vlerësojnë çdo javë të dhënat që mblidhen nga 700 mjekë në Gjermani. Në radhë të parë bëhet fjalë për karakterizimin e sëmundjeve dhe perfeksionimin e vaksinave. Informacionet publikohen pas disa ditësh.
Kurse të dhënat e Google janë të aktualizuara përditë. Firma furnizon përdoruesit e internetit me informacione për valët e gripit. Përveç kësaj Google vlerëson pyetjet që bëhen, pra fjalët që përdoruesit përdorin në kërkimin në makinat online, dhe i nxjerr rezultatet e të dhënave në faqet e veta, të hapura pikërisht për këtë punë. “Në sytë e mi, ky ëshët një projekt shumë i suksesshëm,” thotë Martin Memmel, punonjës i Qendrës gjermane për studime në fushën e inteligjencës artificiale (DFKI). “Ky është një përdorim klasik i inteligjencës kolektive dhe ka mundësi të njohë rënien e një epidemie që një javë përpara.”

Fjalëkërkimet dhe të dhënat historike ndihmojnë modelin
Google krahasoi në fillim të projektit “tendenca gripale” disa vjet më parë të dhënat e veta nga makinat e kërkimit kur kërkohej me fjalën “grip”, me të dhënat e autoriteteve amerikane dhe të Qendrës evropiane për preventimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Rezultati: “Ngjashmëri e madhe”. Në bazë të këtyre të dhënave bashkëpunëtorët e koncernit zhvilluan një model me ndihmën e të cilit prezantohen aktualisht çdo ditë sëmundjet në SHBA, Kanada, Japoni dhe Evropë. Edhe për vendet si Meksikë, Kili, Rusi dhe Afrikë e Jugut, ekzistojnë oferta. Por në këto raste kemi të bëjmë, sipas Google, me “vlerësime eksperimentare”.
“Të dhënat janë natyrisht interesante,” thotë Susanne Glasmacher nga Instituti Robert-Koch, “por ne nuk e dimë, pse njerëzit kërkojnë në internet me fjalën “grip”. Faqet që tregojnë tendencat e gripit, janë lexuar shumë kur flitej për gripin e shpendëve H5N1. Ndërkohë që në Gjermani nuk kishte raste të gripit të shpendëve tek njerëzit.” Në faqen tjetër, Google mbivlerëson shumë valën aktuale të gripit në SHBA, thotë një raport i revistës “Nature”.

Seleksionimi i sëmundjeve me Google
A është “ethja Bieber” po ashtu sëmundje?
Megjithë këto raste, edhe shkencëtarë të RKI merren me shërbimet e mediave sociale. Vitin e kaluar u bënë provat e para të një sistemi për paralajmërimin e hershëm me ndihmën e të dhënave të Twitter-it. Provat treguan se në disa raste epidemitë mund të zbulohen me lajmet e shkurtëra të shkurtra se sa me metodat e zakonshme. Kjo për shembull në shpërthimin e kolerës në Haiti, tregon Glasmacher. Probleme ka pasur për shembull në përdorimin e fjalëkërkimit “ethe” në kontekste të tjera. Vetëm “”Bieber fever” do të falsifikonte analizën e të dhënave. Mesazhet “Ethe Bieber”përdoren gjithnjë nga fansat e starit të popit, Justin Bieber.
Shërbimi i Google nuk mund të zëvendësojë kontrollin tradicional të sëmundjeve. Shkencëtarët janë të një mendjeje për këtë. Në të ardhmen projekti mund të shihet si një lloj loje, i cili mund të gjejë zbatime të tjera./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit