-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kosi largon zbokthin

Më të lexuarat

Nëse nuk pëlqeni përdorimin e produkteve për flokë të mbushura me kemikate dhe dëshironi të merrni më të mirën nga natyra në luftën kundër zbokthit, ju rekomandojmë disa ilaçe shtëpiake që sigurisht që do të japin rezultate të shkëlqyeshme.

1. Zhytni në ujë pak fara të fenugreek. Në mëngjes bluajini në pastë, duke përdorur pak ujë në të cilin i keni mbajtur gjatë natës. Vëreni pastën në lëkurën e kokës dhe lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore. Lajini mirë flokët që të vërtetoni që nuk ka mbetje të pastës.

2. Kosi bën çudira për largimin e zbokthit. Vëreni në lëkurën e kokës dhe mbajeni rreth 15 minuta para larjes.

3. Një lugë kafeje me lëng të freskët të limonit në ujin e fundit me të cilin shpërlani flokët pas larjes është ilaç i mirë për zbokthin e shkaktuar nga lëkura e yndyrshme e kokës. Ajo, po ashtu, ndihmon flokët e ngjitshme. Mund të filloni me këtë trajtim një herë në javë.

4. Zieni panxharin në ujë. Me këtë ujë bëni masazh lëkurën e kokës çdo mbrëmje para gjumit. Nëse mundeni, përdorni rrepë të bardhë, sepse llojet e kuqe garantojnë njolla në jastëk.

5. Ndihmon edhe nëse përzieni uthullën e mollës dhe ujin në proporcion të barabartë dhe ta aplikoni në skalp me vatë pambuku.
Provoni këto ilaçe natyrale dhe do të vëreni dallimin në një kohë të shkurtër./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit