Në Rripin e Gazës së bashku me ilaçet që përdoren për kurimin e kancerit, janë ezauruar 35% e ilaçeve bazë.
Në Rripin e Gazës së bashku me ilaçet që përdoren për kurimin e kancerit, janë ezauruar 35% e ilaçeve bazë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Eshref el Kudra, në konferencën për shtyp të zhvilluar në lidhje me shqetësimet që përjetohen në sektorin e shëndetësisë në Gazë, për shkak të bllokadës që përjetohet për shkak të zbatimeve të Izraelit, jetohet një rënie 35% në ilaçet bazë që gjenden në vend.
Një pjesë e madhe e këtyre ilaçeve konsistojnë në medikamentet që përdoren për kurimin e kancerit, u shpreh Kudra duke nënvizuar gjithashtu se për shkak të krizës së elektricitetit dhe karburantit sa vjen edhe vështirësohet edhe më shumë puna në spitale.
Kudra nënvizoi se kundër ‘piraterisë’ së të drejtës për kurimin e pacientëve në Rripin e Gazës, autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të shfaqin një qëndrim serioz.
Eshref el Kudra i bëri thirrje të gjitha organizatave përkatëse vendore rajonale dhe ndërkombëtare për të dërguar urgjentisht ilaçe dhe pajisje të tjera mjekësore për të cilat kanë nevojë pacientët në Rripin e gazës.