Shejh Ibën Salih el Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë:
1. Dispozita e sadakatul fitrit:
Sadakatul fitri është obligim (farz) të cilin e obligoi pejgamberi (alejhi selam) në fundin e Ramazanit, para Bajramit të Fitrit.
Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i këmaqur me ta, se ka thënë; “E ka obliguar Pejgamberi, alejhi selam, sadakatul fitrin prej ramazanit për çdo musliman rob apo i lirë, mashkull apo femër, i madh apo i vogël prej muslimanëve.” (Mutefekun alejhi).
2. Sasia e sadakatul fitrit:
Sasia e dhënies së tij:
Sa’a (përafërsisht 2400gram) prej ushqimeve të mira.
3. Llojet e sadakatul fitrit:
Nxjerrja e Sadekatul fitrit 2400 gram nga llojet e ushqimeve të bijve të Ademit alejhi selam.
Siç janë:
Hurmet, Elbi, Gruri dhe të ngjashme me to prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim.
Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: orizi, mielli i grurit dhe të ngjashme me to, (sasia e tyre 2400gram afërsisht).
4. Nxjerrja e sadakatul Fitrit:
Nuk lejohet nxjerrja e sadekatul fitrit në para, blerje rrobash, etj, pasi një gjë e tillë është në kundërshtim me veprimin e pejgamberit (alejhi selam). Pejgamberi (alejhi selam) urdhêroi nxjerrjen e sadakatul fitrit në ushqim, e jo para apo gjëra të tjera.
I Dërguari i Allahu (alejhi selam), thotë: “Kush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes (udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar (nuk pranohet).” (Muslimi : 1718, 18).
5. Koha e nxjerrjes së sadekatul fitrit:
Sadekatul fitrit mundet të nxirret në ditën e Bajramit, një ditë ose dy ditë para Bajramit.
Nuk llogaritet sadakatul fitêr nëse nxirret pas faljes së namazit të Bajramit.
E themi këtë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “E ka bere obligim i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, zekatin e Fitrit, që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, dhe të jetë ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit [të bajramit], ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshë e
rëndomtë.” [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa e saktësoi Shejh Albani]
Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam,familjen dhe shokët e tij.