Fondacioni i Arsimit Islam në kryeqytetin saudit Riad në një raport njoftoi se në muajin e kaluar përqafuan Islamin 374 persona, prej të cilëve 154 meshkuj dhe 220 femra. Që nga koha e themelimit të degës së këtij Fondacioni në vitin 1993, kanë përqafuar Islamin rreth njëzetmijë persona.
Shumica e atyre që pranuan Islamin janë filipinas, gjithashtu amerikanët dhe evropianët. Islami sipas studimeve dhe raporteve të shumta globale thuhet se është fe me rritje më të shpejtë në botë. /krenaria.com/