Djali i politikanit të shquar holandez Arnoud van Doorn ka pranuar Islamin gjatë Konventës së fundit të Paqes Ndërkombëtare në Dubai.
Doorn më parë ishte një një kritik i ashpër i Islamit dhe ishte i përfshirë ne filmin kontraverz anti islam ‘Fitna’ para se të bëhej musliman disa vite më parë.
Babai gëzimin e shprehi në Twitter për të njoftuar konvertimin e djalit të tij Iskander de Vries ‘ në Islam, duke e publikuar certifikatën zyrtare.
Van Doorn ishte një ish-anëtar i partisë anti–Islame të krahut të djathtë holandez Geert Wilders Partisë për Liri. Wilders ishte njeriu që qëndroi pas filmit anti-Islam të vitit 2008 , “Fitna”.
Gjatë udhëtimit në haxh në vitin 2013, duke folur për gazetën e përditshme ‘Saudi gazette’, Van Doorn i kishte thënë se ai me një pendim të hidhërishëm i vjen keq që ka marrë pjesë në prodhimin e filmit Fitna (rebelim), duke shtuar se kishte ardhur në vendet e shenjta për t’u lutur për shlyerjen e mëkateve te tij.
Van Doorn i kishte thënë se do të prodhojnë një film të ri, i cili do të tregojë thelbin e vërtetë të Islamit dhe personalitetin e saktë të Profetit Muhamed (a.s.).
Ai aktualisht shërben si President i Fondacionit të Davetit Evropian dhe Ambasador i marrëdhënieve mes fytyrave të njohura për Shoqatën e Davetit Kanadez në Evropë. /www.krenaria.com/