Një grup jordanezësh të enjten kanë tentuar të depërtojnë në kishën lokale në provincën Ajlon, duke protestuar kundër vrasjes së vajzës nga ana e babait të saj, ngase vajza kishte përqafuar Islamin, sipas asaj që citon agjencia Anadoll, duke u thirrur në burimet e sigurta.
Sipas të njëjtit burim, një i krishterë anonim, ka vrarë vajzën e tij të mërkurën, menjëherë pasi vajza kishte pranuar Islamin. Vajza pranoi Islamin në një ligjëratë të thirrësit të njohur saudit Muhamed El Arifi, e cila ishte mbajtur në universitetin e Jordanit në Aman.
I krishteri e vrau vajzën duke e qëlluar me gurë. “E goditi me gur në kokë dhe ajo menjëherë vdiq”, thuhet në burimin e agjencisë Anadoll. /krenaria.com/