4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rusia goditet nga një meteor, rritet numri i të lënduarve afër 1000 (video)

Më të lexuarat

(E permiresuar) Pas rënies së meteorit në rajonin e Çeljabinskut ndihma mjekësore iu nevojit 950 të lënduarve, duke përfshirë mes tyre edhe 159 fëmijë.

Duam t’ju kujtojmë se të premten në qarkun e Çeljabinskut ranë fragmente të një meteori, i cili u shpërbë në shumë pjesë pas hyrjes në atmosferën e Tokës. Njerëzit panë fillimisht në qiell një ndriçim verbues që u shoqërua më pas me një shpërthim.

(E permiresuar) Numri i të lënduarve si pasjë e rënies së meteorit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) është rritur deri në 514 vetë, njoftoi Zyra rajonale e shtypit e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.

“Gjithsej në rajon në momentet aktuale janë lënduar 514 persona, 11 prej tyre u hospitalizuan, duke përfshirë edhe dy fëmijë. Pjesa më e madhe e të lënduarve nuk është drejtuar për ndihmë mjekësore – ata kanë marrë trauma jo të rënda dhe prerje jo të thella nga xhamat e thyer të godinave. Ndihma e nevojshme urgjente mjekësorë tashmë u është dhënë viktimave”, – thuhet në njoftimin e saj.

Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të rënies së një meteori që për disa minuta ndriçoi qiellin, shkaktoi panik tek njerëzit. Trupi qiellor, me të rënë në kontakt me atmosferën u nda në dhjetra pjesëza dhe përvec spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktoi qindra të lënduar dhe dëme materiale. Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe. Interfax raporton për më shumë se 400 persona të lënduar nga copëzat e xhamave të thyer. Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave. Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Meteori ra rreth orës 09:20 me orën lokale. Përvec të lënduarve, dy prej të cilëve në gjendje serioze në spital, goditjet shkatërruan edhe rrjetin e telekomunikacionit. Gjurmë të meteorit të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit. Fillimisht u përfol për “shi meteorësh”, por autoritetet ruse sqaruan se bëhej fjalë vetëm për një të tillë që më pas u nda.“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes. Ndërkohë shkencëtarët rusë dhe jo vetëm ata, kanë nisur punën për të përcaktuar nëse meteori që goditi Rusinë ka lidhje me kalimin e asteroidit 2012 DA14 që pritet të udhëtojë në një distancë mjaft të afërt me Tokën gjatë ditës së sotme./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit