-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anët e errëta të papëve të Vatikanit

Më të lexuarat

Që prej ditës së hënë, kur Papa Benedikti XVI njoftoi se do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, gazeta më e madhe në Gjermani “Bild”, nuk resht së publikuari teori konspirative, që mund të kenë detyruar Atqë të tërhiqet.

Në një shkrim të botuar nga gazetari Xhozef Niari, me titull “Ana e errët e Vatikanit”, synohet të hidhet dritë mbi komplotet shekullore në Selinë e “Shenjtë”. Në historinë dy mijë vjeçare të Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI shërbeu si Papa i 265-të. Megjithatë, sipas “Bild”, jo të gjithë qenë “shenjtorë” ashtu si Papa i parë, Pjetri. 30 Papë vdiqën si martirë, katër në mërgim ose në burg, gjashtë u vranë, njëri madje në krevat nga burri i të dashurës. Madje përsëri në ditët tona, dëgjojmë për thashetheme dhe skandale, madje edhe për krime. Duke përmendur emrat Vatikan, Vatikrim, Vatileaks, Nari ngre pyetjet, nëse është zemra e Kishës Katolike në fakt një gropë gjarpërinjsh? A janë në Romë në pushtet forca të errëta, që lajnë duart me çdo Papë, që nuk u përshtatet atyre? Gjithmonë e më qartë zbulohet një betejë e hidhur për pushtet në Kolegjin e Kardinalëve. Ka dy kampe, që punojnë kundër njëri- tjetrit, natyrisht të mbuluar, por të ndarë në aleanca dhe intriga. “Edhe gjatë drejtimit të Papa Benediktit XVI, ato u përpoqën që të shtyjnë përpara interesat e tyre”, shkruan “Bild”.

Beteja mes të besuarve të Papës dhe kundërshtarëve të tij shpërfaqet hapur nga kriza në bankën e Vatikanit. Ajo menaxhon një pasuri të stërmadhe, rreth 10 miliardë euro, mes tyre pasuri të patundshme në mbarë botën. Sipas gazetarit Niari, kaq shumë para janë të rrezikshme edhe për njerëzit e Kishës. Ai hedh dyshime edhe mbi dokumentet konfidenciale që nxori jashtë Vatikanit, ish-ndihmësi i afërt i Papës, Paolo Gabriele. Mendohet se letrat që ai vodhi, flisnin kryesisht për makinacionet e dyshimta të Bankës së Vatikanit. Ajo bankë që dikur ishte implikuar në një komplot të dyshimtë për vrasje. Në vitin 1978, një plan për të hetuar pastrimin e parave, dyshohet se i kushtoi jetën Papa Gjon Palit të Parë, 33 ditë pas zgjedhjes. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes, u tha se ishte infarkti. Por refuzimi i autopsisë nga familja dhe Vatikani, bëri që të lulëzojnë teoritë konspirative.

Sipas shkrimit të gazetës prestigjioze “Bild”, ky është vetëm një prej krimeve të dyshuara, që tregon se jo vetëm në Mesjetë, por edhe sot, në Vatikan ka skandale, afera dhe lojëra për pushtet, që nuk e lënë të qetë shtetin e vogël. Ndoshta janë pikërisht këto, hamendëson gazetari i “Bild”, ato që i kanë shterur fuqinë Papa Benediktit XVI, fuqi që tani i mungon./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit