6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zbulimi i sekreteve, armiku i parë në jetën martesore

Më të lexuarat

Lumturia martesore është ëndrra e çdo vajze të fejuar dhe objektiv i çdo gruaje!

Është ëndërr dhe qëllim për të cilin duhet të bëjmë çmos dhe të angazhohemi. Që përpjekjet të japin frytet duhet të jemi të vetëdijshëm rreth gabimeve që mund të ndodhin. Sa e sa shtëpive u mungon lumturia pavarësisht se çifti ka bërë më të mirën e tyre për arritjen e saj, por ata ranë në gabime që i humbën përpjekjet e tyre kot. Për të mbrojtur lumturinë ki kujdes nga gabimet dhe shmangu armiqve.

Një prej gabimeve më serioze është edhe “zbulimi i sekreteve”.

Sekretet e shtëpisë konsiderohen amanet që duhet mbajtur dhe neglizhenca jote ndaj tyre mund të humbasë besimin e bashkëshortit tënd ndaj teje. Ki kujdes që sekretet e shtëpisë suaj të jenë subjekt i thashethemeve dhe muhabeteve tua, sikur që mund të mendosh se shoqja jote do ta ruajë sekretin tënd nga i cili, ndoshta të është ngushtuar gjoksi.

Mbi të gjitha dhe para kësaj, ruajtja e sekretit të shtëpisë tënde është kërkesë fetare, me të cilën ti e adhuron Zotin tënd, e sidomos marrëdhëniet e tua të veçanta me burrin tënd.

Në transmetimin e Ahmedit dhe Ebu Davudit nga Ebu Hurejra thuhet: “U falëm pas Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë me të, dhe pasi përfundoi namazi u kthye nga ne dhe tha: “Rrini në vendet tuaja! A ka ndonjë burrë prej jush që e mbyll derën e shtëpisë, i ul perdet dhe bën marrëdhënie seksuale me gruan e tij, kurse pastaj del dhe u tregon njerëzve duke u thënë se ka bërë me gruan këtë e këtë?” Ata heshtën. Pastaj u kthye nga gratë dhe i pyeti: “A ka prej jush të tilla që i tregojnë këto gjëra?” Një vajzë e re u ngrit në gjunjë dhe u zgjat që ta shihte dhe ta dëgjonte fjalën e saj Muhamedi, paqja e Zotit qoftë me të. Ajo tha: Po vall-llahi! Edhe burrat edhe gratë flasin për këto gjëra të fshehta. Muhamedi paqja e Zotit qoftë me të, tha: “A e dini kujt i ngjan shembulli i këtyre? Shembulli i tyre ngjanë me shembullin e një shejtani dhe shejtaneje që kur takohen në rrugë, fillojnë të bëjnë marrëdhënie, duke i shikuar njerëzit në këtë pozitë”.

Dëmet janë më të mëdha se sa dobitë:

Psikologët pohojnë se çlodhja e gruas me muhabete dhe llafe me shoqet e saj dhe përhapja e sekreteve të shtëpisë së saj shpesh i sjellin asaj më tepër shqetësim sesa qetësi. Është e vërtetë se qetësia mund të jetë në moment, mirëpo shqetësimi pashmangshëm do të shfaqet pas përhapjes së këtyre sekreteve, dhe gruaja atëherë pendohet për këtë. Asnjë burrë nuk kënaqet t’i zbulohen sekretet e jetës martesore. Shumë herët Umame bint Harith, në këshillën e saj të njohur drejtuar të bijës i tha: “…nëse përhap sekretin e tij nuk do t’i sigurohesh tradhtisë së tij…”

Llojet e sekreteve dhe shkallët e tyre:

Sekretet e shtëpisë nuk janë të një shkalle të rëndësisë. Ekzistojnë sekrete të lidhjeve të veçanta midis çiftit, dhe këto gruaja duhet t’i mbajë në pusin e thellë brenda vetes, gjithashtu edhe burri. Ne vërejtëm paralajmërimin e pejgamberit nga përhapja e këtyre sekreteve.

Ekzistojnë edhe sekrete që lidhen me mospajtimet ndërmjet çiftit dhe këto vlerësohen sipas shkallës së tyre. Gruaja e mençur është ajo e cila i ruan këto sekrete dhe nuk i bart ato përveç për të zgjidhur këtë problematikë, mirëpo nuk i adreson tek shoqet apo të afërmet e saj, por tek ata të urtit, të cilët çojnë në vend porosinë hyjnore:

“Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre.” (Nisa: 35)

Por, gruaja nuk duhet të marrë iniciativën edhe për problemet më të vogla dhe as ta bëjë këtë për çdo mospajtim, të vogël a të madh. Sa e sa mospajtime nuk kanë nevojë për ndërhyrjen e askujt, por ato thjesht kërkojnë një mjeshtëri dhe durim nga ana e saj.

Ekzistojnë edhe disa sekrete që lidhen me specifikat e shtëpisë. Edhe këto nuk duhen të përhapen në mënyrë që familja të mos shndërrohet në një libër të hapur para të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata.” (Tahrim: 10)

Disa prej komentuesve të Kur’anit, lidhur me këtë tradhti thanë: Gruaja e Nuhut përhapte sekretet e tij, kur besonte dikush nga populli i tij, ajo i njoftonte shtypësit dhe tiranët e popullit të Nuhut. Ndërsa gruaja e Lutit, kur i vinte dikush prej mysafirëve atij, i njoftonte banorët të cilët bënin akte të turpshme, në mënyrë që të vinin dhe të bënin imoralitet me ta. /krenaria.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit